Lidhje

Kosovë, udhëheqësit politikë urojnë besimtarët me rastin e Ramazanit


Kosovë, udhëheqësit politikë urojnë besimtarët me rastin e Ramazanit
Kosovë, udhëheqësit politikë urojnë besimtarët me rastin e Ramazanit

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, udhëheqësit politikë e fetar të Kosovës kanë përgëzuar besimtarët, duke bërë thirrje për tolerancë e solidaritet mes tyre.

Në urimet e udhëheqësve politikë thuhet se “ky muaj është ndër detyrimet më fisnike të besimtarëve islamë, në të cilin kultivohen edhe më shumë vlerat njerëzore, toleranca, respekti i ndërsjellë, dashuria midis njerëzve dhe gatishmëria për sakrificë materiale për të mirën e shoqërisë”. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, bëri thirrje për bashkim e përkushtim në jetësimin e sovranitetit të vendit. Në urimin e myftiut Tërnava mes tjerash thuhet se “edhe 12 vjet pas luftës, Kosova edhe më tej është duke dhënë dëshmorë për realizimin e plotë të sovranitetit të saj, ndaj Kosova si shoqëri dhe shtet. ka nevojë për mësimet e Ramazanit, e posaçërisht për urtësinë e agjërimit.

XS
SM
MD
LG