Lidhje

Kosovë: Vazhdojnë debatet rreth imunitetit të deputetëve


Kosovë: Vazhdojnë debatet rreth imunitetit të deputetëve
Kosovë: Vazhdojnë debatet rreth imunitetit të deputetëve

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nëpërmjet një letre ka refuzuar një kërkesë të EULEX-it që Parlamenti i Kosovës me një rezolutë të posaçme të kërkojë që qeveria të marr një mendim nga Gjykata Kushtetuese mbi imunitetin e deputetëve që janë nën hetime. Zyrtarë të EULEX-it, nuk e komentuan përgjigjen e zotit Krasniqi, sipas të cilit qeveria e Kosovës ka të drejtë të kërkojë opinion nga Gjykata Kushtetuese pa kërkuar mendimin e Parlamentit. Kryeministri Hashim Thaçi, përjashtoi sot çdo mundësi që qeveria e tij të ndërmarrë një veprim të tillë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG