Lidhje

Kosova ndau 100 mijë dollarë për koalicionin kundër ISIS-it


Raqqa, Siri
Raqqa, Siri

Qeveria e Kosovës vendosi të premten të ndarë 100 mijë dollarë amerikanë për koalicionin kundër grupit militant Shteti Islamik.

Vendimi u bë publik në mbledhjen e qeverisë në të cilën u tha po ashtu se "qeveria e Kosovës është e gatshme të përkrahë iniciativën për kthimin e banorëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre në Irak dhe Siri, duke ofruar asistencë në deminimin e zonave si dhe ndihmë humanitare në projektet që kanë të bëjnë me strehim, ushqim, shëndetësi, energji dhe nevojave tjera".

Vendimi i qeverisë së Kosovë u mor pak pasi që Forcat siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara deklaruan fitoren ndaj grupit militant Shteti Islamik në Raqqa që ishte de fakto kryeqyteti i grupit ekstremist.

Kosova është anëtare e Koalicionit Global për mposhtjen e ISIS-it. Ajo është përqendruar për një kohë të gjatë në ndërprerjen e valës së luftëtarëve të huaj dhe pengimin e financimit të grupeve terroriste.

Afërisht 315 luftëtarë nga Kosova udhëtuan në periudha të ndryshme për në Siri dhe Irak dhe një pjesë e tyre ishin përfshirë në luftimet përkrah ISIS-in apo Frontit al‑Nusrah. Rreth 60 besohet se janë vrarë. Rreth 120 syresh janë thyer prej andej, kryesisht të zhgënjyer me atë me të cilën janë përballur. Besohet se edhe më tej atje ndodhen rreth 140 persona, nga të cilët 75 luftëtarë dhe të tjerët gra e fëmijë.

Nga mbi 100 veta sa janë hetuar, kundër rreth 90 janë ngritur akuza, ndërsa janë dënuar rreth 60 syresh.

Ligji parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që përfshihën në luftëra të huaja, nxisin apo ndihmojnë këtë përfshirje.

Autoritetet në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe organizatat joqeveritare, kanë hartuar edhe një strategji që përfshinë përpjekjet për dobësimin e mesazheve ekstremiste, por edhe deradikalizimin dhe ri integrimin e personave të radikalizuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG