Në Kosovë, partitë në pushtet dhe ato në opozitë po vazhdojnë të jenë thellësisht të ndara përballë procesit të bisedimeve me Serbinë. Partitë në pushtet po kërkojnë krijimin e një ekipi negociator, ndërsa opozita një rezolute kundër shkëmbimit të territoreve në bisedimet me Serbinë.