Lidhje

Mbyllet fushata zgjedhore në Kosovë


Mbyllet fushata zgjedhore në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:58 0:00

E premtja shënon ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, të shtatat me radhë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Mbyllet fushata zgjedhore në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:58 0:00

Partisë politike deri në mesnatë duhet të përmbyllin përpjekjet për të bindur 1.9 milionë votues të regjistruar që të mbështesin përfshirjen e tyre në parlamentin 120 vendesh.

Xhemajl Peqani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të premten se janë bërë përgatitjet për një proces të mbarë të votimeve...

“Janë emëruar mbi 17 mijë e 921 anëtarë të këshillave të vendvotimeve në të gjitha komunat e Kosovës, është certifikuar edhe lista përfundimtare e votuesve e cila përmban një milion e 937 mijë e 869 votues me të drejtë vote”, tha ai në një konferencë për medie.

Fushata e deritashme e 25 subjekteve që konkurrojnë në zgjedhje ishte kryesisht e qetë, ndërsa sipas koalicionit të organizatave jo qeveritare, “Demokracia në Veprim”, ajo është përshkuar me një varg shkeljesh siç është përdorimi i burimeve publike apo i fëmijëve në fushatë.

Ndërsa Gyltene Sylejmani nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa tha se deri tash janë paraqitur gjithsej 210 ankesa.

“Tri ankesa janë para fushatës zgjedhore dhe tri ankesa janë refuzuar, ndërsa 121 ankesa janë për fushatën zgjedhore, 60 ankesa janë shqyrtuar dhe vendosur, 37 ankesa janë pranuar si të bazuara, 23 ankesa janë refuzuar si të pabazuara dhe diku 61 ankesa janë në procedim e sipër”, tha ajo.

Bashkimi Evropian tashmë ka vendosur një mision prej rreth 100 vëzhguesve, për të dëshmuar se siç thuhet "Kosova është përparësi", ndërsa zgjedhjet do të vëzhgohen edhe nga diplomatët euro perëndimorë të akredituar në Prishtinë.

Zgjedhjet e së dielës vlerësohen me rëndësi për shkak të sfidave që ndodhen para Kosovës, në radhë të parë përballjen me procesin e pezulluar të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG