Lidhje

Konfirmohet akuza kundër ish prokurorit të posaçëm


Kosovo, EULEX
Kosovo, EULEX

Ish prokurori Nazmi Mustafi, shef i forcës kundër korrupsionit, akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare


Në Kosovë, një gjykatës i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit konfirmoi aktakuzën kundër ish prokurorit të posaçëm dhe ish shefit të forcës kundër korrupsionit brenda prokurorisë së posaçme, Nazmi Mustafi, për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Akuza e ngarkon ish prokurorin e posaçëm Nazmi Mustafi për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje.

Dy persona të tjerë Reshad Zherka dhe Xhelal Zherka akuzohen për veprat penale të ushtrimit të ndikimit, nxitje të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje apo asgjësim të shkresave zyrtare dhe mashtrim të blerësve. P

ersoni i katërt Mirela Ndoci, akuzohet për veprën penale të dhënies së ndihmës në shpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ish prokurori Mustafi u arrestua në muajin prill të këtij viti. Arrestimi nxiti reagime të shumë organizatave, përfshirë edhe Transparency International Kosova, e cila theksoi se kjo ngjarje “ka rritur dyshimet e publikut se vetë politika është e përfshirë në afera korruptive si dhe ka nxitur zhgënjim dhe humbje te shpresave tek qytetarët e Kosovës për luftë kundër korrupsionit”.
XS
SM
MD
LG