Lidhje

Kosovë: Nëntë të prekur me koronavirus - shpallet gjendja e emrergjencës së shëndetit publik


Autoritetet në Kosovë konfirmuan të dielën edhe katër raste të reja të infektuara me koronavirus.

Njoftimet e fundit e çuan në nëntë numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Kosovë, mbyllen komunat e prekura nga koronavirusi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:13 0:00

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, shkroi se tri raste janë nga komuna e Malishevës dhe që të tre janë persona që ishin në kontakt më një paciente që ishte diagnostikuar me COVID-19, të shtunën më 14 mars, ndërsa rasti i katërt është nga komuna e Podujevës.

Pak pas publikimit të njoftimit, qeveria e Kosovës miratoi kërkesën e ministrit të Shëndetësisë për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

Rastet e mëhershme të konfirmuara me koronavirus që nga e premtja janë nga Klina, Vitia dhe Malisheva, derisa me rastet e sotme harta e përfshirjes së këtij virusi zgjerohet duke përfshirë edhe Podujevën.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi më herët gjatë ditës se ka pezulluar punën në ambulanca specialistike si dhe operacionet dhe procedurat e tjera jo urgjente. “Do të trajtohen vetëm rastet emergjente deri në një njoftim të radhës”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë mbyllja e hyrje daljeve në tri komunat e prekura është pjesë e masave që ndërmarrin autoritetet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha sot gjatë ditës se është krijuar një listë me masa të reja që pritet të miratohen nga qeveria e Kosovës.

“E para për të lehtësuar transportin e mallrave që vijnë në Kosovë, ministria e Brendshme do të nxjerrë udhëzues të qartë për mënyrën se si lejohen maunat që kanë shoferë të vendeve të tjera të hyjnë në Kosovë. E dyta ministria e Ekonomisë dhe ministria e Bujqësisë i inventarizojnë të gjitha rezervat shtetërore të produkteve të rëndësisë strategjike dhe përgatisin një plan të këtyre rezervave shtetërore për tre muajt e ardhshëm”, tha ai.

Zoti Hoti tha se me këto masa do të kufizohet edhe sasia e prodhimeve të caktuara që mund të blejnë qytetarët. Ai tha se masat e reja sigurojnë qytetarët për furnizim të rregullt me energji elektrike, ujë, shërbime telefonike dhe të internetit, si dhe shërbime të tjera publike. Po ashtu pagesat për këto shërbime pritet të shtyhen deri me 30 prill të këtij viti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG