Lidhje

Kosovë: Shkon në 16 numri i të infektuarve me koronavirus


Autoritetet në Kosovë thanë të hënën se janë konfirmuar edhe shtatë raste të infektimit me koronavirus duke e çuar në gjashtëmbëdhjetë numrin e rasteve të konfirmuara që nga dita e premte.

Pas mesnate Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se u konfirmua një rast i ri. Bëhet fjalë për një shtetase të Kosovës që kishte arritur të hënën në Prishtinë nga Londra.

Ky ishte rasti i shtatë i konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit.

Mëngjesin e së hënës, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se katër raste janë nga fshati Stubëll i komunës së Vitisë rreth 55 kilometra në lindjes të Prishtinës. Që të gjitha janë familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar më COVID-19, me datën 13 mars. Sipas ministrit Vitia, e gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë”.

Po të hënën në orët e pasdites Instituti Kombëtar, tha se janë konfirmuar edhe dy raste të reja. Të dy janë të fejuar të moshës 26 vjeçare të ardhur sot nga Londra, ku kishin qëndruar që nga 4 marsi. Pas kontrollit në aeroportin e Prishtinës janë dërguar menjëherë në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Rastet e para në Kosovë u konfirmuan të premten dhe të infektuarit janë nga Klina, Vitia, Malisheva dhe Podujeva.

Tri nga këto komuna tashmë janë në karantinë, ndërsa qeveria shpalli të dielën gjendjen e emergjencës së shëndetit publik.

Tashmë janë mbyllur të gjitha hyrje daljet në Kosovë, përveç për shtetasit e saj, ndërsa nga mesnata janë ndaluar të gjitha fluturimet përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG