Lidhje

Kosovë: Shkon në 20 numri i të infektuarve me koronavirus


Kosovo/Covid19
Kosovo/Covid19

Autoritetet në Kosovë thanë të mërkurën pasdite se është konfirmuar edhe një rast infektimi me koronavirus, duke e çuar në 20 numrin e të prekurve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, tha se rasti i fundit është një grua 55 vjeçare nga fshati Bradash i komunës së Podujevës.

Sipas institutit që nga 13 marsi janë testuar 308 persona.

Gjendja e të prekurve është e qëndrueshme sipas autoriteteve.

Që nga e premtja qeveria ka marrë masa të shtuara për të parandaluar zgjerimin e virusit në Kosovë, ndërsa që nga mbrëmë institucionet janë përfshirë në përplasje politike rreth kërkesës së presidentit të Kosovës për të deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme, një kërkesë që nuk po mbështetet nga kryeministri Albin Kurti.

Qëndrimet rreth kësaj kërkese kanë krijuar edhe çarje serioze në koalicionin qeverisës.

Kryeministri Kurti shkarkoi të mërkurën ministrin e Brendshëm Agim Veliu nga radhët e Lidhjes Demokratike, duke nxitur reagimin e kësaj partie e cila i dha një afat deri në fund të javës zotit Kurti që të anulojë shkarkimin e ministrit dhe të heqë tarifat ndaj mallrave serbe.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG