Lidhje

Kosovë: Shkon në 140 numri i të prekurve me COVID-19


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, konfirmoi të shtunën mbrëma edhe pesë raste të reja të të prekurve me COVID-19.

Sipas institutit dy raste janë nga fshati Banjë i komunës së Malishevës, një nga Prishtina, një nga fshati Smrekonicë i komunës së Vushtrrisë dhe1 është në karantinë dhe nuk u bë e ditur nga cila pjesë ë Kosovës.

Rastet e konfirmuara të shtunën mbrëma e çuan në 140 numrin e përgjithshëm të të prekurve në Kosovë.

Instituti i deklaroi të shëruar 7 veta dhe kjo e çon në 23 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Deri tani janë kryer 1 mijë e 871 teste, ndërsa vetëm një pacient 82 vjecar ka humbur jetën nga pasojat e virusit.

Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat e vendosura në kuadër të përpjekjeve për pengimin e zgjerimit të koronavirusit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG