Lidhje

Kosovë: Dy të vdekur nga koronavirusi


Ministria e Shëndetësisë në Kosovë tha se dy persona të prekur nga virusi COVID-19 kanë humbur jetën të hënën në orët e hershme të mëngjesit.

Kosovë: Dy të vdekur nga koronavirusi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:16 0:00

Në një njoftim të ministrisë thuhet se në orën 3 vdiq një burrë nga Prishtina i lindur në vitin 1961 i cili vuante nga diabeti.

Ndërsa rreth orës 7 vdiq një grua nga fshati Korishë i komunës së Prizrenit e lindur në vitin 1950. Sipas ministrisë edhe ajo vuante nga disa sëmundje kronike.

Rastet e sotme e çuan në tre numrin e të vdekurve, Ditë më parë nga pasojat e virusit vdiq një 82 vjeçar nga komuna e Podujevës.

Deri të dielën mbrëma autoritetet kanë njoftuar se ka arritur ne 145 numri i të prekurve nga COVID-19 dhe prej tyre 23 janë shëruar.

Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat e vendosura në kuadër të përpjekjeve për pengimin e zgjerimit të koronavirusit. Ata thonë se tri javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare në përballjen me pandeminë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG