Lidhje

Kosovë: Një i vdekur dhe 32 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi


Të dielën autoritetet në Kosovë konfirmuan se një burrë 44 vjeçar nga komuna e Gjilanit ndërroi jetë nga pasojat e koronavirusit.

Ai po trajtohej në Klinikën Infektive në Prishtinë që nga 17 prilli dhe vuante edhe nga sëmundje të tjera. Rasti i së dielës e coi në 21 numrin e viktimave të koronavirusit.

Të dielën mbrëma, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se janë konfirmuar 32 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi pas 297 testeve.

Sipas institutit, 23 raste janë nga komuna e Pejës, 4 raste nga komuna e Kaçanikut, 2 raste nga komuna e Deçanit dhe nga 1 në Prizren, Suharekë dhe Shtime.

Rastet e së dielës e çuan në 763 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Deri të dielën mbrëma ndërkaq 166 veta janë shpallur të shëruar, ndërsa numri i testeve ka arritur ne 6 mijë e 479.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG