Lidhje

Kosovë: 11 raste të reja me koronavirus


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, tha të dielën se pas 171 testeve të kryera janë konfirmuar 11 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.

Sipas institutit, 5 raste janë në komunën e Mitrovicës së Jugut, 3 raste nga komuna e Prizrenit dhe 3 raste nga komuna e Leposaviqit.

Rastet e reja e çuan në 851 numrin e përgjithshëm të të prekurve, nga të cilët kanë humbur jetën 25 veta.

Të dielën autoritetet shpallën se janë shëruar edhe 18 të prekur duke e çuar në 381 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG