Lidhje

Kosovë: 36 raste të reja me COVID-19


Autoritetet në Kosovë konfirmuan të shtunën 36 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi. Nga rastet e reja që u konfirmuan pas 201 testeve, 24 janë nga komuna e Vushtrrisë, 6 nga komuna e Mitrovicës dhe 6 nga komuna e Fushë Kosovës.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri sot janë kryer 16 mijë e 378 teste në mbarë Kosovën dhe rastet e fundit e cuan në 1 mijë e 194 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga koronavirusi. Deri të shtunën 31 veta kanë humbur jetën, ndërsa 884 janë shpallur të shëruar.

Po të shtunën ministria e Shëndetësisë shpalli lehtësimin e mëtejmë të masave që ishin vendosur për parandalimin e zgjerimit të pandemisë.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, nga e hëna, 8 qershor, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t'i nënshtrohen masës së vet-izolimit shtëpiak 7 ditësh dhe në vend të testimit të detyruar për Covid -19, ata do t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor.

Po ashtu nga e hëna hiqet edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG