Lidhje

Kosovë: 6 të vdekur dhe 132 raste të reja me COVID-19


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Kosovë thanë të enjten se ka arritur në 118 numri i viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit gjashtë persona humbën jetën, ndërsa 132 nga 486 të testuar dolën se janë të infektuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se me rastet e konfirmuara të enjten, Prishtina prinë me gjithsej 47 raste e pasuar nga komuna e Ferizajt 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj.

Rastet e reja e çuan në 5 mijë e 369 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur 2 mijë e 545 raste, ndërsa 2 mijë e 706 mbeten raste aktive.

Autoritetet kanë vendosur një varg masash më të rrepta në përpjekje për të frenuar zgjerimin e infektimeve ndërsa janë vënë në përpjekje edhe në shtimin e kapaciteteve të trajtimit të infektuarve me Covid nëpër spitale të ndryshme të Kosovës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG