Lidhje

Kosovë, rekord i ri i të prekurve nga koronavirusi


Kosova sot shënoi numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara me COVID-19, që nga paraqitja e rasteve të para në mesin e muajit mars.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi të premten 418 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi dhe katër viktima në 24 orët e fundit.

Kosovë, rekord i ri i të prekurve nga koronavirusi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:00 0:00

Rastet e reja e çuan në 19 e 328 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga të cilët 678 kanë humbur jetën, ndërsa 15 434 janë shpallur të shëruar.

Zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë kanë paralajmëruar shtimin e masave kufizuese posaçërisht në bare dhe restorante për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve ditëve të fundit.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, bëri thirrje të premten që të respektohen masat e vendosura në mënyrë që të shmanget një mbyllje e sërishme e vendit.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të respektojnë masat e rekomanduara nga ministria e Shëndetësisë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në mënyrë që assesi të mos rrëshqasim edhe në një mbyllje të dytë sepse me të vërtetë kjo do të ishte fatale”, tha ministrja Bajrami.

Ajo tha se qeveria është duke u përfshirë në kuadër të një projekti për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 nëpërmjet Bankës Botërore.

Dhe kjo na bën të sigurt që ne të jemi ndër vendet e para në fakt që sapo dal vaksina të arrijë, ku ne do t’i besojmë edhe furnizimin edhe gjitha procedurat e prokurimit te Banka Botërore, do të thotë ata kur furnizohen për shumë vende tjera në mesin e tyre do të jetë edhe Kosova”, tha ajo.

Kosova është duke u përballur këtë vit me rënie të madhe ekonomike për shkak të përballjes me koronavirusin. Gjatë stinës së pranverës, ekonomia e Kosovës ishte pothuajse tërësisht e mbyllur dhe kjo çoi në rënien e të hyrave dhe vështirësi tek bizneset. Qeveria miratoi sot ndërkaq projekt buxhetin për vitin 2021, ku parashihet një ulje prej më pak se 200 milionë eurosh krahasuar me këtë vit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG