Lidhje

Kosovë: numër i lartë i të prekurve nga COVID-19, çmim i lartë i kurimit


Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 807 raste të reja me COVID-19, dhe 14 persona humbën jetën nga pasojat e kësaj sëmundjeje.

Derisa numrat e të prekurve nga koronavirusi janë në rritje, përfaqësues të shoqatës për të drejtat e pacientëve të Kosovës, shprehin shqetësimin për vështirësitë e të infektuarve në mbulimin e shpenzimeve të kurimit.

Kosovë, sfidat e trajtimit të pacientëve me Covid-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00

Kryetari i kësaj shoqate, Besim Kodra, i tha Zërit të Amerikës se numri i ankesave nga qytetarët është shtuar dukshëm që nga përhapja e pandemisë. Ndër ankesat kryesore, thotë ai, është çmimi i shtrenjtë që qytetarët paguajnë për trajtimin e pasojave të virusit.

Besim Kodra
Besim Kodra

“Deri më tani ne kemi parë fatura deri në 2500 euro që na kanë ardhur në shoqatë që janë blerë nga qytetarët për të trajtuar COVID-19-ën. Kemi dëgjuar edhe nga mediat ose pacientët tjerë se ka shpenzime edhe më të mëdha deri 4 mijë apo 5 mijë euro për pacientë, po kjo dallon nga simptomat që i ka shfaqur pacienti me COVID”, thotë zoti Kodra.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha të enjten se qeveria po bën gjithë çfarë është e mundur për t’i ndihmuar qytetarët, brenda mundësive të saj buxhetore. Ministri Zemaj tha se shumë shpejt pritet furnizimi me një sasi të re të ilaçit, Remdesivir, i cili po përdoret për trajtim të pacientëve.

“Ministria me hapa të shpejtë e ka hartuar dhe miratuar udhërrëfyesin klinik, janë lehtësuar edhe procedurat e importimit. Ministria ka në procedurë të prokurimit në dy variante, një të brendshëm dhe një përmes prokurimit të Bashkësisë Evropiane. Shumë shpejt do të jenë edhe disa shuma të konsiderueshme sipas planifikimit, që për fat të keq e kishim më të ultë sepse gjatë shtatorit kishim numër shumë më të ultë të rasteve të hospitalizuara”, tha ministri Zemaj.

Zoti Kodra thotë se qeveria e Kosovës duhet të hartojë një plan me të cilin u ofron një pension të gjithë të infektuarve me COVID-19.

“Realisht ky është një shqetësim shumë i madh, sepse siç e përmenda një pjesë e madhe e pacientëve jetojnë në varfëri, madje disa varfëri të skajshme. Një goditje e kësaj natyre nga COVID-i do ta fundoste edhe atë si qytetar edhe ekonominë e tij familjare dhe shumëçka. Ne kemi ndarë për të gjitha kategoritë e shoqërisë thuaja në emër të COVID-it, e në fakt për ata që janë prekur nga COVID-i nuk kemi bërë asgjë për ta”, thotë ai.

Në Kosovë rastet e para me koronavirus u paraqitën në muajin mars të këtij viti. Tetë muaj pas, 32 mijë e 22 persona në tërësi janë të prekur nga COVID-19, 874 kanë humbur jetën nga pasojat e këtij virusi si dhe 19 mijë e 24 janë shpallur të shëruar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG