Lidhje

Kosovë: 632 të prekur më COVID-19 në 24 orë – numri më i lartë që nga fillimi i vitit


Në Kosovë autoritetet thanë se tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga pasojat e koronavirusit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se pas 3 mijë e 621 testeve gjatë kësaj periudhe, 632 persona janë konfirmuar të prekur nga COVID-19, që është numri më i lartë i të prekurve në një ditë që nga fillimi i vitit.

Rastet e fundit e çuan në 1 mijë e 682 numrin e atyre që kanë humbur jetën nga pasojat e infektimeve dhe në 75 mijë e 380 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Edhe më tej 10 mijë e 318 raste janë aktive.

Numri më i madh i të prekurve, 276, është konfirmuar në komunën e Prishtinës.

Instituti tha se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave parandaluese, ndërsa tërhoqi vërejtjen për ngarkesat e mëdha në spitale.

Nga e hëna, janë konfirmuar 33 viktima dhe 2 mijë e 200 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka siguruar asnjë vaksinë kundër COVID-19. Marsi është paralajmëruar si periudhë kur mund të sigurohen vaksinat e para.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG