Lidhje

Kosovë: 16 të vdekur dhe 827 të prekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit


Në Kosovë autoritetet thanë se 16 veta kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga pasojat e COVID-19.

Po në këtë periudhë janë regjistruar edhe 827 raste të reja të të prekurve. Konfirmimi pasoi mbi 5 mijë e 49 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Numri më i madh i të prekurve është regjistruar në Prishtinë me gjithsej 274 të prekur.

Rastet e fundit e çuan në 83 mijë e 12 numrin e përgjithshëm të të prekurve që nga 13 marsi i vitit të kaluar. Që atëherë e deri sot kanë humbur jetën 1 mijë e 776 veta.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se gjatë 24 orëve të fundit, janë shpallur të shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68 mijë e 601 raste. Aktualisht 12 mijë e 635 raste mbeten aktive.

Instituti tha se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e mosrespektimit të masave mbrojtëse, ndërsa tërhoqi vërejtjen për situatën e mbingarkuar në spitalet e Kosovës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG