Lidhje

Kosovë: Dyfishohet numri i të infektuarve nga COVID-19 në 24 orë


Në Kosovë autoritetet shëndetësore konfirmuan të mërkurën 221 raste të reja të të prekurve nga COVID-19, që është dyfishi i një dite më parë, kur ishin konfirmuar 110 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe një rast vdekjeje nga pasojat e infektimit, ndërsa janë kryer 3 mijë e 160 testime.

Numri më i madh i të infektuarve, 105 syresh, janë të moshave nga 20 deri në 39 vjeç. Prishtina është e para me më së shumti të infektuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, tha se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur të shëruar 21 veta, ndërsa 888 mbeten raste aktive.

Që nga marsi i vitit 2020 autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë konfirmuar 108 mijë e 844 të prekur nga koronavirusi i cili u mori jetën 2 mijë e 268 vetave.

Autoritetet thanë se 80 për qind e rasteve të reja janë të infektuar me variantin Delta të koronavirusit, cili është identifikuar për herë të parë në Indi dhe po bëjnë thirrje për vaksinim masiv.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14 mijë e 616 persona dhe deri sot 162 mijë veta kanë marrë dy doza të vaksinës, ndërsa numri i përgjithshëm i vaksinave të dhëna ka arritur në 460 mijë e 297.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG