Lidhje

Kosovë: Mbi një mijë të prekur nga COVID-19


Autoritetet në Kosovë konfirmuan të dielën se gjatë 24 orëve të fundit, katër persona kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar 1 mijë e 96 raste të reja të të prekurve nga COVID-19.

Infektimet janë shtrirë gjithandej Kosovës ndërsa kjo është dita e katërt me radhë që shifrat e të infektuarve e kalon numrin mbi një mijë.

Që nga një gushti janë konfirmuar 7 mijë e 879 të prekur, që paraqet periudhën më të rëndë gjatë këtij viti.

Shtimi i numrit të të prekurve është duke sfiduar mundësitë e institucioneve shëndetësore në vend.

Autoritetet shëndetësore thanë sot se 256 pacientë të prekur nga COVID-19 janë të shtrirë në klinikat e spitalet e vendit prej tyre 242 po trajtohen me oksigjeno-terapi ndërsa 11 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë të prekur me variantin Delta të koronavirusit që sipas ekspertëve shëndetësor karakterizohet me shpejtësi më të madhe të përhapjes.

Për shkak të situatës së re qeveria e Kosovës vendosi gjatë javës masa shtrënguese, siç është bartja e maskës dhe ndalimi hyrjes në vende ku grumbullohen më shumë se 100 persona pa certifikatë vaksinimi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG