Lidhje

Vetëvendosje vë flamurin në kufi me Serbinë


Lëvizja Vetëvendosje, ngriti në Merdarë flamurin kombëtar dhe tabelën me mbishkrimin “Mirë se vini në Republikën e Shqipërisë”.

Veprimtarë të lëvizjes Vetëvendosje vendosën sot në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë flamurin kombëtar shqiptar dhe një tabelë ku shkruan “Mirë se vini në Republikën e Shqipërisë”.

Në një njoftim të kësaj lëvizjeje thuhet se kjo u bë “në përkujtim të betejës së Hasan Prishtinës 100 vjet më parë, i cili organizoi luftë mbrojtëse pikërisht në këtë zonë kundër forcave serbe që po sulmonin Shqipërinë”.

Sipas kësaj lëvizjeje policia e Kosovës ka ndërhyre ndaj veprimtarëve të saj, duke larguar edhe mbishkrimin dhe flamurin.

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, njoftoi se gjatë ndërhyrjes së policisë është arrestuar edhe kameramani i agjencisë se lajmeve Kosovapresst, Feim Haliti.

Në reagim kërkohet nga Inspektorati i Policisë së Kosovës që të nisë menjëherë masa disiplinore ndaj zyrtarit policor, i cili “ka ushtruar dhunë ndaj zotit Haliti, gjë që dokumentohet edhe nga pamjet e marra prej medieve tjera të pranishme”.
Organizata thekson se pengimi i gazetarëve në punën e tyre paraqet shkelje të rëndë të lirisë së shtypit.
XS
SM
MD
LG