Lidhje

Kosovë, shkarkohet zëvendësministri i dyshuar për keqpërdorim


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi të hënën zëvendësministrin e ministrisë së zhvillimit rajonal, Musa Cena.

Ish zëvendës ministrit Cena, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji një ditë pasi u arrestua nën dyshimet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Bashkë me zotin Cena policia e Kosovës arrestoi edhe dy persona tjerë të ngarkuar me të njëjtën vepër.

”Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij”, shkroi kryeministri Haradinaj në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje organet të rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën, siç ka thënë ai, me përgjegjësi në çdo situatë.

Ai shkroi se "lirimi nga detyra" është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG