Lidhje

Shpërthim në veri të Mitrovicës


Mitrovica veriore - foto arkivi
Mitrovica veriore - foto arkivi

Policia tha se shpërthimi kaloi pa dëme ne njerëz, por me dëme në pronën e një pjesëtari të komunitetit serb

Policia e Kosovës tha se në orët e hershme të mëngjesit një shpërthim ka ndodhur në veriun e Mitrovicës të banuar me shumicë serbe.

Policia tha se një makinë, pronë e një qytetari të komunitetit serb është shkatërruar nga një mjet shpërthyes që ishte vendosur nën të, ndërsa nuk ka pasur dëme në njerëz.

Sipas policisë, kjo është hera e dytë që pronat e të njëjtit qytetar janë dëmtuar nga sulme të armatosura.

Policia tha se po heton rastin ndërsa ende nuk mund të flitet për motivet apo autorët e mundshëm të këtij incidenti i cili është regjistruar si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Disa shpërthime janë regjistruar në veriun e Kosovës gjatë kësaj jave. Në njërin prej tyre dy fëmijë të përkatësisë kombëtare serbe pësuan plagë, ndërsa policia arrestoi si të dyshuar një fqinj të tyre, po ashtu pjesëtar i komunitetit serb.
XS
SM
MD
LG