Lidhje

Plagosen dy fëmijë nga një shpërthim në Mitrovicë


Policia tha se dy fëmijë të përkatësisë kombëtare serbe janë plagosur nga një shpërthim në një lagje me popullsi të përzier në veriun e Mitrovicës.

Në Kosovë, policia tha se dy fëmijë të përkatësisë kombëtare serbe janë plagosur nga pasojat e një shpërthimi në veriun e Mitrovicës.

Shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi në lagjen e boshnjakëve, një nga lagjet me popullsi të përzier në pjesën veriore të Mitrovicës.

Fëmijët e plagosur që janë nën moshën 10 vjeçare po trajtohen në qendrën shëndetësore në veri të Mitrovicës, ndërsa policia tha se janë duke u kryer hetimet rreth këtij shpërthimi, por ende nuk dihet asgjë për motivet apo autorët e mundshëm të tij.

Shefi i zyrës serbe për Kosovën Aleksandër Vulin u bëri thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të ndriçojnë sa më parë këtë incident.

Shpërthimi i sontëm në Mitrovicë pasoi disa shpërthime të dy ditëve të fundit në veri të cilat kaluan pa pasoja në njerëz.
XS
SM
MD
LG