Lidhje

Kosovë: Emërohet shefi i ri i agjencisë së zbulimit


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, bënë të ditur të mërkurën se kanë emëruar shefin e ri të agjencisë së zbulimit, disa ditë pasi ish shefi i saj dha dorëheqje.

Në një njoftim të zyrës së presidentit thuhet se drejtori i ri i agjencisë është Driton Gashi, por nuk janë dhënë më shumë hollësi.

Në fund të muajit të kaluar, ish shefi i agjencisë së zbulimit në Kosovë, Agron Selimaj, dha dorëheqje duke theksuar se pas shtatë vjetësh është koha për të hapur "një kapitull të ri" me familjen.

Por, asnjë hollësi nuk është shpalosur rreth dorëheqjes se zotit Selimaj që drejtonte agjencinë që nga muaji shkurt i vitit 2015.

Mediet lokale shkruajnë se arsyeja e dorëheqjes mund të ishte "mungesa e informacioneve paralajmëruese për zhvillimet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe".

XS
SM
MD
LG