Lidhje

Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për postin e kryeministres


Lidhja Demokratike e Kosovës, vendosi të hënën që Vjosa Osmani të jetë kandidate të kësaj partie për kryeministre, duke u shënuar edhe rastin e parë që në Kosovë që një grua kandidohet për këtë post.

Zonja Osmani ish deputete e kësaj partie, në zgjedhjet e vitit 2017 ishte radhitur në mesin e politikanëve më të votuar në shkallë vendi.

Vendimi për kandidimin e saj u mor në mbledhjen e kryesisë së Lidhjes Demokratike e cila diskutoi edhe për koalicionet e mundshme para zgjedhjeve të reja të parakohshme që do të mbahen me gjashtë tetor.

Ende pa u shpallur data e zgjedhjeve, e madje ende para se të shpërndahej parlamenti, partitë politike hapën fushatën duke krijuar koalicione të reja parazgjedhore dhe duke negociuar koalicione që do t’u siguronin mbijetesën politike, apo vota të mjaftueshme për të qeverisur pa u përballur me mungesën e votave në parlament, siç kishte ndodhur në mandatin e deritashëm kur as pushteti e as opozita nuk mund të çonin përpara kauzat e tyre.

Nisma Socialdemokrate e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, nënshkruan javën e kaluar marrëveshje për koalicion parazgjedhor, me bartës të listës kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Koalicioni i tyre ndërmjet tyre është i dyti me radhë, pas atij ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, të cilët kanë theksuar se janë të hapur për Nismës Socialdemokrate dhe Aleancën Kosova e Re.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG