Lidhje

Kosovë: Parlamenti voton mes tensionesh për zgjedhjen e presidentit


Parlamenti i Kosovës dështoi të zgjedh presidentin e Kosovës në dy raundet e para të votimeve.

Në raundin e parë, morën pjesë 81 deputetë. Prej tre 50 votuan në favor të kandidatit Hashim Thaçi, ndërsa 4 në favor të kundërkandidatit të tij, Rafet Rama. 27 vota ishin të pavlefshme.

Në raundin e dytë nga 81 deputetë, 64 votuan për zotin Thaçi, 2 për kandidatin tjetër, ndërsa 15 vota ishin të pavlefshme.

Aktualisht po përgatitet raundi i tretë i votimeve, në të cilat zotit Thaçi i mjaftojnë 61 vota për të marrë postin e presidentit të Kosovës.

Derisa po zhvilloheshin raundet e votimeve, jashtë parlamentit, policia përdori gazin lotsjellës dhe "topat e ujit" për të shpërndarë grupe protestuesish që hodhën shishe me benzinë në kundërshtim të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Fillimi i votimeve në parlament pasoi dy ndërprerje radhazi të punimeve të tij për shkak të gazit lotsjellës të hedhur nga deputetët e partive opozitare të cilat që nga e marta janë vendosur në sheshin përballë qeverisë dhe parlamentit për të kundërshtuar këtë zgjedhje për dhe të kërkuar rrëzimin e qeverisë.

Posti i presidentit i takon Partisë Demokratike të Kosovës, sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kandidatë për president janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Rafet Rama, po ashtu nga kjo parti.

Në pjesën e parë të seancës, deputetët e opozitës njëri pas tjetrit diskutuan kundër zgjedhjes së zoti Thaçi në postin e presidentit duke e akuzuar atë dhe kryeministrin aktual, Isa Mustafa, për veprime të dëmshme kundër Kosovës. Në debatet e tyre ata vunë theksin tek marrëveshjet e arritura në bisedimet me Serbinë si dhe atë për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Deputetët e opozitës shfaqën dyshimin se kandidati për president Hashim Thaçi, mund të ketë bërë lëshime të reja përballë Listës serbe në shkëmbim të votës së tyre në favor të zgjedhjes së tij.

.

Gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:19 0:00

Ata hodhën gaz lotsjellës duke e ndërprerë seancën rreth orës 14, ndërsa e përsëritën këtë rreth orës 15 e 30 pak çaste pas rifillimit të punimeve në të cilat u bë e ditur se janë pezulluar gjashtë deputetë të opozitës.

Kryetari i Parlamentit vendosi pezullimin edhe të pesë deputetëve të tjerë dhe disa prej tyre u nxorën me forcë nga salla e parlamentit.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, u shpreh i "frustruar me pengesën që opozita i ka bërë një procesi demokratik".

Në një deklaratë të shkurtër ai tha se në pjesën e parë të seancës së sotme, opozita dëshmoi se mund të ketë debat.

Zgjedhja e presidentit të ri që sipas Kushtetutës duhet të ndodhë deri më 7 mars, përkon me krizën më të thellë politike që ka përjetuar Kosova që nga shpallja e pavarësisë së saj. Opozita u hodh në protesta në parlament dhe jashtë tij për të kundërshtuar marrëveshjet e arritura para një gjysmë viti për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Por, krahas këtyre dy çështjeve, partitë opozitare akuzojnë partitë në pushtet edhe për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, korrupsionin dhe dështimet në politikën e jashtme.

Qeveria kërkon nga opozita që shqetësimet e saj të debatohen në institucione, ndërsa akuzon atë për përpjekje të marrjes së pushtetit me dhunë.

XS
SM
MD
LG