Lidhje

Kosovë: Shpërthim në një stacion policie


Një shpërthim pa dëme në njerëz në oborrin e stacionit të policisë në Zubin Potok, la pas vetes dëme materiale

Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në oborrin e stacionit të policisë në Zubin Potok, një nga katër komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës.

Policia tha se shpërthimi i një bombe të dorës, kaloi pa dëme ne njerëz, ndërsa dëmtoi shtatë makina të policisë.

Tash për tash nuk dihen më shumë hollësi rreth autorëve apo motiveve të mundshme të shpërthimit, por policia tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur pusulla me porositë “Stop EULEX-it”, “Stop policisë së Kosovës”, etj.

Incidenti i mbrëmshëm pasoi një seri incidentesh në veriun e Kosovës gjatë disa ditëve të fundit, që lanë pas vetes disa të plagosur dhe një person që llogaritet i zhdukur, ndërsa po vazhdojnë operacionet e kërkimit për të.

XS
SM
MD
LG