Një pjesëtar i policisë së Kosovës, është vrarë sot në rrethana ende të pasqaruara në Prishtinë.
Policia tha se oficeri i saj është qëlluar në orët e mëngjesit në një lagje periferike dhe ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e mundshme të kësaj vrasjeje.
Shemsi Gashi, 61 vjeçar, punonte në departamentin e luftës kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në kuadër të policisë së Kosovës.