Lidhje

Kosovë: Kurti shkarkoi zëvendësin e parë të tij, Avdullah Hoti


Kosovo/Governemnet
Kosovo/Governemnet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shkarkoi nga detyra zëvendësin e tij të parë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, vetëm pak kohë pasi që parlamenti miratoi me 82 vota mocionin për rrëzimin e qeverisë së tij.

Në një njoftim të shkurtër nga zyra e kryeministrit në detyrë thuhet se Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, z. Avdullah Hoti” dhe se “vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga kryeministri”.

Ky është shkarkimi i dytë që kryeministri në Kurti u ka bërë anëtarëve të qeverisë nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës.

Javën e kaluar ai shkarkoi ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, për shkak të mospajtimeve rreth deklarimit apo jo të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Shkarkimi i ministrit thelloi përplasjet mes partnerëve të koalicionit qeverisës që mori pushtetin rreth 50 ditë më parë dhe coi në mocionin e mosbesimit që rrëzoi qeverinë Kurti.

Mëngjesin e së enjtes kryetari i Lidhjes Demokratike Isa Mustafa tha se “nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në qeverinë në dorëheqje”.

“Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, shkroi zoti Mustafa.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG