Lidhje

Presidenti Thaçi në ditën e katërt të intervistimit në Hagë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon për të katërtën ditë me radhë intervistimin në Prokurorinë e Posaçme në Hagë, që trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë.

Prokuroria e Posaçme më 24 qershor publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Presidenti Thaçi nuk bëri më komente përveç ditën e hënë para se të fillonte intervistimi. Ai i ka mohuar akuzat, ndërsa ka theksuar se është i gatshëm të përballet me atë që ai e quajti sfidë të re dhe se sipas tij askush nuk mund ta rishkruajë historinë Kosovës.

Akuzat e Prokurorisë së Posaçme i janë dorëzuar një gjykatësi të procedurës paraprake i cili duhet të vendosë për konfirmimin apo hedhjen poshtë të tyre.

Gjykata e Posaçme për Kosovën e njohur me emrin Dhomat e Specializuara u themelua më 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës por me personel ndërkombëtar.

Pretendimet për krime lufte kundër pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dolën në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG