Lidhje

Kosovë, akuzë kundër një deputeti të parlamentit


Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti aktakuzë kundër një deputeti të parlamentit të Kosovës, për veprën penale të mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Etem Arifi, "ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për Organizatën Joqeveritare “Zëri i Ashkalive për Integrim” duke siguruar në këtë mënyrë një shumë të hollash mbi 25 mijë euro. Këto para nuk janë përdorur për qëllime për të cilat janë dhënë por janë përvetësuar nga i pandehuri dhe disa persona të tjerë".

Në njoftim thuhet se "prokuroria propozoi që pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor të pandehurit të shpallen fajtorë, të dënohen sipas ligjit, si dhe të detyrohet t’ia kompensojnë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe Zyrës së kryeministrit për komunitete shumën e parave.

XS
SM
MD
LG