Lidhje

Vlora Çitaku udhëton për në Beograd


Ministrja e integrimeve evropiane në qeverinë e Kosovës, Vlora Çitaku, do të qëndrojë në Beograd duke u bërë zyrtarja e parë e Kosovës që viziton Serbinë

Ministrja e Integrimeve Evropiane në qeverinë e Kosovës, Vlora Çitaku, do të qëndrojë në Beograd për të marrë pjesë në një debat me temën “Integrimi në Bashkimin Europian dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga “Forumi për Marrëdhënie Etnike”.

Në një komunikatë për opinion të zyrës së ministres Çitaku, thuhet se ajo udhëtoi për në Beograd me ndërmjetësimin e zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Beograd.

Sipas njoftimit, ministrja Çitaku, përvec pjesëmarrjes në debat do të zhvillojë edhe takime me përfaqësues diplomatik në Beograd.

Jozyrtarisht është thënë se ekziston mundësia që ajo të takohet edhe me zëvendëskryeministren e Serbisë për integrimet evropiane, Suzana Grubjeshiç.

Kjo do të jetë hera e parë që një përfaqësues i qeverisë së Kosovës realizon një vizitë në Beograd.
XS
SM
MD
LG