Lidhje

Thaçi, Vuçiç: Qëndrime të kundërta në konferencën e Mynihut


E ardhmja e bisedimeve Kosovë-Serbi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:08 0:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkoi të shtunën që bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë pa kushte, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave të vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe. Të dy ata morën pjesë në një debat në konferencën e Munihut për Siguri, gjatë të cilit thanë se marrëveshja ndërmjet palëve është e mundur por shumë e vështirë për shkak të pikëpamjeve krejt të kundërta rreth saj.

E ardhmja e bisedimeve Kosovë-Serbi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:08 0:00

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ende shpreson për një marrëveshje megjithëse, sipas tij, do të jetë gati e pamundur.

“Ne kemi shprehur vullnetin tonë dhe dëshirën për t’u ulur për të diskutuar dhe për të arritur një marrëveshje jo të përkohshme, por përfundimtare që do të sillte njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Por, unë gjithashtu e di se kjo nuk do të jetë dhuratë, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të jetë dhuratë nga Beogradi. E di që duhet të jetë një kompromis, një kompromis që duhet të diskutohet bashkërisht ndërmjet autoriteteve të Prishtinës dhe të Beogradit me rolin udhëheqës të Bashkimit Evropian”, tha ai duke shprehu besimin se ka vullnet nga të dyja anët për t’u ulur për të diskutuar.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se personat që duhet fajësuar për diskutimet e deritanishme janë vetë ai dhe zoti Thaçi ndërsa theksoi se duhet të krijohet një mjedis i përshtatshëm për bisedime.

"Kur flasim për shkëmbim territoresh, e urrejmë këtë term. Sepse do të nënkuptonte se dy shtete sovrane po këmbejnë diçka, por për këtë e përdorim termin demarkim, për një arsye të thjeshtë. Kur ju pyes juve i dashur z. (Wolfgang) Ischinger, për cilët kufij po flasim? Ato që njihen nga Gjermania apo Kina? Nga SHBA-ja apo Rusia? Beogradi apo Prishtina? Plotësisht kufij të ndryshëm dhe për këtë arsye duhet të negociojmë për gjithçka, për të gjitha çështjet”, tha ai, duke ritheksuar qëndrimin se nuk do të vazhdojë bisedimet pa u hequr tarifat nga Kosova.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar Kosova vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia për shkak të, siç është thënë, qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi ndërkaq e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, duke bërë që procesi të mbetet i pezulluar.

Tash për tash nuk është e qartë se cila do të jetë rrugëdalja nga situata e krijuar që shënon edhe rastin e parë kur Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë dhe kanë paralajmëruar veprime dënuese për Kosovën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG