Lidhje

Kurti dhe Vuçiç – takohen në Slloveni


Nga takimi i fundit Kurti – Vuçic, me ndërmjetësimin e BE-së në korrik 2021
Nga takimi i fundit Kurti – Vuçic, me ndërmjetësimin e BE-së në korrik 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan sot në Bërdo të Sllovenisë, në praninë e kancelares gjermane në largim, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Takimi u mbajt mes sesionesh të takimit të lartë BE - Ballkani Perëndimor dhe ishte i pari pas tensioneve të ditëve të fundit në veriun e Kosovës rreth përdorimit të targave të makinave.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili e cilësoi shumë të mirë diskutimin mbi Ballkanin dhe perspektivat e zgjerimit, theksoi se “ka ende situata që shfaqen tejet të ndërlikuara mes vendeve të ndryshme. Çështja mes Serbisë dhe Kosovës është komplekse dhe e tensionuar. Ne patëm një moment sot me drejtuesit e të dy vendeve dhe kancelaren gjermane”, tha ai, por pa dhënë më shumë hollësi.

Kurti dhe Vuçiç – takohen në Slloveni
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:37 0:00

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se në takim është diskutuar për njohjen e diplomave por nuk dha më shumë hollësi, ndërsa nënvizoi se “pa zgjidhjen e problemit me Kosovën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së. Këtu nuk ka asnjë dyshim. Tani a duhet të njohim apo jo, këtë nuk mund ta them, pasi nuk ma ka kërkuar askush. Ndoshta mund të flitet korridoreve, por mua nuk ma ka kërkuar askush”, tha ai.

Presidenti serb veçoi takimet me udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi në rrjetet sociale se në takim është folur për procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. "Mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit kryesor”, shkroi ai.

Më herët gjatë ditës kryeministri Kurti, tha se kanë kaluar më shumë se tre vjet që Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ka pasur padrejtësi të madhe ndaj qytetarëve të shtetit tonë, që kanë vuajtur shumë. Ne shpresojmë se në këtë samit, Bashkimi Evropian do t’i qëndrojë besnik thelbit të tij, zgjerimit. Si projekti politik më i rëndësishëm dhe proces historik për paqen dhe prosperitetin që prej Luftës së Dytë Botërore, BE-ja duhet të zgjerohet për të qenë Evropë. BE-së i mungojnë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë Evropë”, tha ai, duke nënvizuar se shpreson që vendet anëtare të bllokut që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Kosova është e fundit në procesin e integrimeve evropiane, ndërsa përparimi i saj sikurse edhe i Serbisë, lidhet me përparimin e tyre në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

deklaratën përfundimtare të takimit BE – Ballkani Perëndimor, nënvizohet “mbështetja ndaj përpjekjeve të Përfaqësuesit të Posaçëm, për bisedimet Beograd - Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe pritet përparim konkret nga të dyja palët për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis tyre, që është thelbësor për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar që ata të mund të vazhdojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane”.

XS
SM
MD
LG