Lidhje

Amerikani Jack Smith - emërohet kryeprokuror në Gjykatën e Posaçme për Kosovën


Jack Smith

Prokurori amerikan, Jack, Smith, është emëruar në postin e kryeprokurorit në Dhomat e Specializuara, siç quhet Gjykata e Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Zoti Zmith pason në këtë post prokurorin amerikan, David Schvendiman, i cili u largua nga detyra më 31 mars.

Në një njoftim të prourorisë së posaçme, thuhet se zoti Smith është shprehur i kënaqur me "sfidën" dhe është shprehur i gatshëm "të çoj hetimet" më tej.

Aktualisht, zoti Smith drejton seksionin e padive të Korporatës Spitalore të Shteteve të Bashkuara, organizata shëndetësore joqeveritare më e madhe në Shtetet e Bashkuara. Ai është në këtë post që nga shtatori i vitit 2017.

Nga shkurti i viti 2015 deri në gusht të vitit 2017, ai ishte ndihmës prokuror i parë federal dhe ushtrues i detyrës së prokurorit federal për qarkun e Tennesseet.

Ai ka kryer edhe detyra të tjera më rëndësi në fushën e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, që me emrat dhomat e specializuara, do të veprojë në Hagë, nën ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999.

Më 22 dhjetor 2017, një grup deputetësh hodhi nismën për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme, duke sfiduar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj kryesor që paralajmëruan për pasoja të rënda nëse ndodhë shfuqizimi i saj.

Në fillim të muajit shkurt të këtij viti, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës të gjetur nën trysni politike, thanë se “gjykata nuk do të shfuqizohet”.

Zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën dhe "nuk do të gjykojë një popull, nuk do të gjykojë luftën e asnjë ushtrie dhe asnjë etni".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG