Lidhje

Jacobson: Të respektohen vendimet e gjykatave


Kosovo, Tracey Ann Jacobson
Kosovo, Tracey Ann Jacobson

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson, kërkoi nga autoritetet në Deçan t’u japin fund mospajtimeve rreth pronave te manastirit të këtij qyteti

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson tha sot se respektimi i vendimeve të gjykatave të pavarura është parimi kryesor për vendosjen e sundimit të ligjit.

Ajo i bëri këto komente gjatë një vizite në komunën e Deçanit në Kosovën perëndimore ku me zyrtarët lokal diskutoi për mospajtimet rreth pronave të manastirit mesjetar të Deçanit.

Autoritetet lokale kundërshtojnë një vendim të Gjykatës së Lartë Kosovës, e cila i njeh manastirit të drejtën e pronës mbi 23 hektarë tokë që sipas zyrarëve komunal janë pronë e dy ndërmarrjeve publike. Ata pohojnë se gjykata ka fuqizuar një marrëveshje të vitit 1997 kur administrata serbe i kishte kaluar në pronësi të manastirit ato toka.

Autoritetet komunale, degët e partive politike dhe organizata joqeveritare në Decan kanë protestuar kundër këtij vendimi.

Ambasadorja amerikane tha sot ndërkaq se “pa marrë parasysh a pajtohen njerëzit me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për këtë rast apo jo, të gjithë duhet ta respektojmë dhe ta zbatojmë vendimin e gjykatës së pavarur. Ky është parimi kryesor i sundimit të ligjit. Shpresoj se udhëheqësit komunalë do të mund ta zbatojnë vendimin shpejt ashtu që i tërë komuniteti të ecë përpara”.

Ajo u kujtoi zyrtarëve të komunës së “gjatë vizitës së tij në manastir në vitin 2010, nënpresidenti Joe Biden, tha se manastiri është pjesë përbërëse jo vetëm e të kaluarës së këtij komuniteti, por çka është edhe më e rëndësishme, edhe e të ardhmes së tij. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës presin që Deçani të shfaqë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vlera evropiane edhe për këtë. I nxis udhëheqësit lokalë të punojnë së bashku për promovimin e turizmit, mundësive dhe rritjes ekonomike”.
XS
SM
MD
LG