Lidhje

Plagoset avokati Azem Vllasi


Avokati i njohur nga Kosova, Azem Vllasi, ish udhëheqës komunist i Kosovës është plagosur të hënën para banesës së tij në Prishtinë.

Azem Vllasi, 68 vjeçar u qëllua në krah rreth orës 8 të mëngjesit sipas kohës së Evropës qendrore, ndërsa mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetë.

Polica e Kosovës, tha të hënën pasdite se ka arrestuar dy persona si të dyshuar për tentim-vrasjen ndaj avokatit Vllasi. Ajo tha se ka konfiskuar që dyshohet se është përdorur për të qëlluar si dhe materiale tjera gjatë një kontrolli që u krye gjatë arrestimeve.

Por, policia nuk ka dhënë më shumë hollësi rreth incidentit, autorit apo motiveve të mundshme, ndërsa vet zoti Vllasi i tha Radios Evropa e Lirë se ishte qëlluar me një armë pa zhurmë, nga një person i panjohur për të, që ishte paraqitur si klient.

Azem Vllasi, në të gjallë të ish diktatorit komunist jugosllav, Josip Broz Tito, ishte udhëheqës i organizatës komuniste të të rinjve të ish Jugosllavisë.

Pas vdekjes së Titos, një periudhë ai ishte udhëheqësi kryesor i Kosovës deri në rrënimin e autonomisë së saj nga sh presidenti serb Slobodan Milosheviç, i cili vdiq në vitin 2006 në Gjykatën e Hagës ku po gjykohej për krime lufte e gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë, përfshirë edhe Kosovën.

Zoti Vllasi qe shkarkuar dhe burgosur atëbotë nga regjimi serb.

Pas lirimit nga burgu i është kushtuar profesionit të avokatit.

XS
SM
MD
LG