Lidhje

Viktima e parë e virusit të Nilit perëndimor


Kosovo, west Nile virus
Kosovo, west Nile virus

Një grua ka ndërruar jetë nga infektimi me virusin e Nilit perëndimor, ndrysa dy raste të tjera të dyshuara po trajtohen në spitalet e Prishtinës


Në Kosovë, autoritetet thanë se një paciente ka ndërruar jetë nga pasojat e infektimit me virusin e Nilit perëndimor. Mjekët në spitalin e Prishtinës thanë se një grua nga komuna e Drenasit në Kosovën qendrore ishte shtrirë në spital në gjendje të rëndë dhe nuk kishte mbijetuar.

Ndërkaq, dy pacientë të tjerë dyshohet të jenë infektuar nga ky virus dhe aktualisht po trajtohen në spital. Një zyrtar i Institutit Kombëtarë të shëndetit publik në Kosovë, tha se tash për tash nuk ka raste të tjera të dyshuara.

Ky është rasti i parë i regjistrimit të ndonjë të infektuari nga ky virus në Kosovë, ndërsa më herët gjatë këtij muaji, tre persona humbën jetën në Serbi nga pasojat e tij.

I zbuluar së pari në Ugandë në vitin 1937, virusi i Nilit perëndimor, besohet se bartet nga zogjtë, ndërsa tek njerëzit përhapet nga mushkonjat.

Mjekët thonë se simptomat e tij janë të ngjashme me gripin e zakonshëm, ndërsa në raste të skajshme ai manifestohet me temperatura të larta, humbje vetëdijeje dhe mund të çojë në gjendje më të rëndë tek pacientët.
XS
SM
MD
LG