Lidhje

Pesë të vrarë në Gjilan


Autoritetet në Kosovë thanë se një pjesëtare e policisë vrau katër anëtarë të familjes së saj dhe më pas bëri vetëvrasje në Gjilan.

Prokuroria Themelore e Gjilanit tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 sipas kohës lokale në lagjen ‘’Bujanina’’ në këtë qytet. Sipas prokurorisë “e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”.

Prokuroria tha se rasti është duke u hetuar dhe tani për tani nuk ka asnjë njohuri për shkaqet e mundshme të kësaj vrasjeje të shumëfishtë brenda familjes, një rast i pazakonshëm në Kosovë.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u shpreh i tronditur me ngjarjen.

“Është shuar një familje. Shuarja e një familjeje është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodh çdo kujt edhe për ne, sepse ka qenë familje e ndershme, janë familje jashtëzakonisht e respektuar por që jeta dhe problemet që ka pasur këtë rast ka shkaktuar këtë tragjedi e cila mund të përballohet vetëm me solidaritet sepse zbardhja e rastit deri në fund na çliron nga kjo dhimbje e madhe që sot Gjilani e ka”, tha ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG