Të premten në Prishtinë vdiq politikologu Ramush Tahiri.
I diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit në Kroaci, Ramush Tahiri punoi si gazetar në të përditshmen Rilindja e cila u mbyll në korrik të vitit 1990 nga administrata serbe.
Më pas ai shërbeu si zëvendës kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes në qeverinë në mërgim të shqiptarëve të Kosovës, që drejtohej nga Bujar Bukoshi.
Pas luftës së viteve 1998-1999, zoti Tahiri shërbeu një periudhë si këshilltar politik i ish kryetarit të parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci.
Nga viti 2011 e deri më 2016, ishte këshilltar i ish presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Pjesëmarrës i shumë proceseve në vend, ai u bë i njohur si analist i çështjeve politike.
Facebook Forum