Lidhje

Tiranë: Analistët komentojnë zhvillimet politike në Shqipëri


Analistët politikë po ndjekin me shqetësim negociatat në Tiranë për tejkalimin e krizës.

Ata pohojnë se, megjithë mungesën e rezultateve në bisedimet e djeshme, rruga e vetme për një marrëveshje mes partive politike mbetet presioni i faktorit ndërkombëtar.

Analistët mbi krizën politike në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:02 0:00

Studiuesit e jetës politike në Tiranë vlerësojnë që pas më shumë se 25 vjetësh faktori ndërkombëtar është ende përcaktues në uljen e palëve përballë njëra tjetrës, edhe pse ato pozicionohen në qëndrime radikale dhe refuzojnë propozimet duke kërkuar maksimumin, dhe jo të mesmen e artë të kompromisit.

Profesori Roland Lami thotë që ashtu si edhe herë të tjera, edhe këtë radhë faktori ndërkombëtar do të rritë presionin ndaj forcave politike deri në arritjen e një marrëveshje.

Por aktualisht është opozita ajo që po reziston më shumë dhe nuk po lëshon pe në këtë lojë politike.

Ndërsa drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, thotë se negociatat e dështuara dje ishin një shans i humbur për Shqipërinë që të kapërcente krizën politike.

Përvoja ka treguar se forcat politike shqiptare shpesh i kanë vendosur interesat e ngushta partiake mbi ato kombëtare dhe e kanë futur vendin në qorrsokak, por megjithatë mbetet vetëm shpresa që marrëveshja të arrihet falë presionit më të madh ndërkombëtar.

Një ditë pas negociatave zoti Krasniqi thotë se faktori ndërkombëtar po rishikon mundësitë e shtimit të presionit për të pajtuar palët mes tyre, sakohë që ato vetë kanë mbyllur shtigjet e bisedimeve.

Analistët pohojnë se nuk presin që të dalë ndonjë rezultat në dialog të drejtpërdrejtë mes palëve.

Madje sipas tyre, është tejkaluar edhe mundësia që palët të mund të t'i afrojë presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Ata besojnë se partitë shqiptare mund të vendosen para një presioni të dyfishtë ndërkombëtar nga socialistët europianë ndaj PS dhe demokratët europianë ndaj PD-së.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG