Lidhje

Krichbaum: Shqipëria nuk ka plotësuar kriteret e shtetit ligjor


Guenther Krichbaum
Guenther Krichbaum

Deputeti i Bundestag-ut gjerman Gunther Krichbaum, deklaroi në Tiranë se Bundestagu do të votojë kundër hapjes së negociatave për antarësim të plotë të Bashkimit Europian me Shqipërinë, sepse ajo nuk i ka plotësuar kriteret paraprake, që kanë të bëjnë me forcimin e shtetit ligjor, duke nisur nga reforma në drejtësi.

Kryetari i grupit parlamentar i CDU/CSU, Krichbaum, tha gjatë një takimi me shtypin se Gjermania do të mbështesë të gjitha forcat politike në raport-progresin që KE propozon për celje negociatash pasi të jenë shënuar arritje të konsiderueshme për reformën në drjtësi.

“Vërtet është miratuar reforma në drejtësinë shqiptare, por me vendim të Gjykatës Kushtetuese disa akte janë pezulluar".

Sipas tij, vetë Gjykata ka kërkuar të merret një opinion nga Komisioni i Venecias, dhe sot është ende e paqartë, se kur do të hyjë refrma në fuqi, pra, kjo detyrë kryesore nuk është përmbushur.

Ai tha po ashtu se nuk është përmbushur ende në praktikë pika 2 mbi reforën në administratën publike. Nuk është plotësuar sipas tij, as pika 3 që lidhet me luftën ndaj korrupsionit, ku duhej të ishte arritur më shumë, sepse mungojnë ngritje të padive penale konkrete dhe vendime penale të formës së prerë.

Goditja e krimit të organizuar dhe trafiku i drogës, si pikë e katërt, duhet të forcohen më tej, tha ai, madje, në luftën kundër trafikut të drogës janë bërë hapa pas.

“Lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës do të pengonte kalimin e krimit drejt politikës dhe drejtësisë” - pohoi ai.

Së pesti, ligji për pronat është larg standarteve europiane është në përpunim e sipër dhe nevojitet më shumë transparencë mbi këtë proces.

Zoti Krichbaum tha se zgjedhjet e 2017 duhet të bëhen sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe në pëuthje me kodin e ri zgjedhor. Edhe kjo është tjetër pikë ende e papërmbushur, sipas tij.

Po ashtu, ligji për dekriminalizimin duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme, shtoi ai, sepse ishte një marrëveshje e rëndësishme mes palëve, për të mbajtur të inkriminuarit larg parlamentit.

“Negociatat me Shqipërinë do të hapen vetëm kur të plotësohen parakushtet, theksoi zoti Krichbaum, duke shtuar se ende nuk po shihet bashkëpunim mes forcave politike për të zbatuar reformat”.

Zoti Krichbaum është kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-së pranë Bundestag-ut Gjerman.

Ky komision është përgjegjës për çështjet themelore të integrimit evropian, temat institucionale dhe çështjet e zgjerimit si dhe zotëron kompetenca të veçanta për këto.

Sipas tij, çelja e negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE mund të kalojë për në vitin 2018.

XS
SM
MD
LG