Lidhje

Qeveria krijon komitetin ndërministror të Emergjencës


Qeveria krijon komitetin ndërministror të Emergjencës
Qeveria krijon komitetin ndërministror të Emergjencës

Në Shqipëri qeveria vendosi sot ngritjen e një komiteti ndërministror të Emergjencës, pas vështirësive të krijuara në zona të shumta të vendit për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës dhe temperaturave të ulëta.

Komiteti do të kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe në përbërje të tij do të jenë përfaqësues të të gjitha institucioneve kryesore të vendit. Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar për shkak të motit të keq që ka përfshirë pjesën më të madhe të territorit. Komuna të tëra të vendit kanë mbetur të izoluara, ndërkohë që është vështirësuar së tepërmi edhe qarkullimi i mjeteve.

XS
SM
MD
LG