Lidhje

Krimet e Rënda, hetime për incidentin me armë në spitalin e Fierit


Në Fier specialistë të Krimeve të Rënda po kryejnë hetime për incidentin me armë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në spitalin civil të qytetit.

Policia e Fierit tha se pas konfliktit të dy familjeve pesë persona të plagosur po marrin ndihmë në spital ndërsa janë arrestuar edhe pesë vetë.

Hetime në Fier për incidentin në spitalin civil
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:34 0:00

Burimet policore thanë se një person i armatosur hyri të shtunën mbrëma në repartin e urgjencës dhe hapi zjarr me armë ndaj një grupi njerëzish pas një grindjeje të dhunshme që kishte ndodhur pak orë para incidentit në spital.

Sipas policisë së Fierit grindja ndodhi në fshatin Levan rreth 8 km larg Fierit dhe disa persona më pas ishin drejtuar në urgjencë për ndihmë mjekësore.

Personi i armatosur ka mundur të hyjë në spital dhe të qëllojë me armë kundërshtarët e përfshirë në grindjen e dhunshme në Levan.

Spitali i Fierit tha se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Fierit konfirmoi se personi që qëlloi me armë zjarri ia ka marrë armën e sulmit një pjesëtari të policisë së Patrullës “Shqiponja” .

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG