Lidhje

Kriza në Ukrainë godet tregjet e aksioneve


Tregjet e aksioneve në mbarë botën ranë të hënën ndërsa investitorët janë të shqetësuar rerth mundësisë të marrjes nën kontroll nga ushtria ruse, të gadishullit të Krimesë në Ukrainë.

Shitja e aksioneve filloi në Azi dhe shpejt u përhap në bursat evropiane dhe atë amerikane duke shënuar një rënie me gati një përqind.

Në Moskë, tregu i aksioneve ra më shumë se 11 përqind, duke fshirë gati 60 miliardë dollarë nga vlerat e kompanive ruse.

Vlera e monedhës ruse, rubla, ra në nivelin më të ulët përkundrejt dollarit duke bërë që banka qëndrore ruse të rriste normën e interesit me 1 presje 5 përqind.

Trazirat politike botërore shpesh dërgojnë një mesazh në tregjet e aksioneve duke bërë që ato të bien. Por nuk është e njohur sesa gjatë do të vazhdojnë shqetësimet lidhur me dislokimin e trupave ruse të presidentit Putin në Krime.
XS
SM
MD
LG