Dy republika të ish Jugosllavisë votuan dje për zgjedhjet parlamentare të dominuara nga shqetësimet rreth gjendjes ekonomike dhe korrupsionit. Në Kroaci votuesit pritet të rëzojnë partinë konservatorore, ndërsa në Slloveninë fqinje konservatorët pritet të kthehen në pushtet.
Nëse anketat e opinionit janë të besueshme, votuesit në Kroaci kanë ndëshkuar partinë konservatore në pushtet, Bashkimi Demokratik Kroat, ose HDZ, pjesërisht për shkak të ngritjes së nivelit të papunësisë. Votuesit janë gjithashtu të zëmëruar rreth një seri skandalesh korrupsioni brenda qeverisë.
Gjatë fushatës elektorale, Kryeministrja Jadranka Kosor pranoi nga fundi i muajit tetor se byroja e anti-korrupsionit kishte ndërmarrë hetime për financimin ilegal të partisë së saj HDZ.
Kjo e dëmtoi HDZ-në, e cila kishte mbajtur pushtetin gjatë gjithë periudhës që nga shpallja pavarësisë nga Jugosllavia në vitin 1991, përveç një mandati katër vjeçar.
Votuesit pritet t’i japin bllokut opozitar të qendrës së majtë të ish diplomatit 45-vjeçar, Zoran Milanoviç, të social demokratëve një mandat për të udhëhequr Kroacinë për të hyrë në Bashkimin Evropian në vitin 2013. Presidenti Ivo Josipoviç pranoi se çdo qeveri e re do të ketë përballë një detyrë të vështirë.
Ai tha se “naturisht që ka probleme”, por shtoi se “ne jetojmë në shekullin e 21-tç dhe qeveria e re do të bëjë ç’është e mundur që Kroacia të dalë nga kriza ekonomike.
Kroacia do të jetë republika e dytë ish jugosllave që do të hyjë në Bashkimin Evropian, pas Sllovenisë fqinje, ku votuesit gjithashtu votuan dje në zgjedhjet e para të parakohëshme që nga shpallja e pavarësisë nga ish Jugosllavia dy dekada më parë.
Zgjedhjet e Sllovenisë u shpallën në shtator, pasi qeveria e qendrës së majtë ra për shkak të pasigurisë ekonomike dhe akuzave për korrupsion.
Ndryshe nga kroatët, votuesit sllovenë pritet të kthejnë në pushtet konservatorët përballë zgjidhjes së borxhit në rritje të vendit, papunësisë dhe rrezikut të recesionit.
Anketat e opinionit parashikojnë se Partia Demokratike e Sllovenisë e ish kryeministrit Janez Jansa do të fitojë një të tretën e botave të popullatës së vendit prej dy milionë banorësh. Por analistët thonë se atij mund t’i duhet të kërkojë mbështetjen e partive më të vogla për të siguruar shumicën në parlamentin prej 90 vendesh.