Lidhje

Kryeministri Berisha, vizitë në Afganistan


Kryeministri shqiptar Sali Berisha ndodhet në Afghanistan në një vizitë ku ai ka takuar trupat shqiptare që veprojnë në kuadër të misionit të Forcës ndërkombëtare Isaf. Për arsye sigurie vizita e tij nuk u bë publike paraprakisht

Kjo është vizita e parë e kryeministrit pranë trupave ushtarake shqiptare të cilat janë të pranishme atje që prej vitit 2002. Më parë ato janë vizituar dhe nga presidentët e vendit si dhe ministrat e mbrojtjes te Shqiperise.

Në Afganistan, trupat shqiptare veprojnë në disa zona. Në Kabul ndodhet nën komandën turke një togë prej 22 vetësh, ndërsa 32 ushtarakë veprojnë në një ekpi të përbashkët me Gardën kombëtare të New Jersey-t. Prania më e madhe është në Herat, zonë ku 222 ushtarakë shqiptar veprojnë nën komanden italiane. Që prej 2010 Shqipëria është angazhuar edhe me trupa luftimi.

Një kontingjent i forcave speciale prej 45 ushtarakësh vepron nën komandën amerikane në zonën e Kandaharit. Pikërisht në Kandahar, një njësi ushtarake shqiptare u qëllua shkurtin e kaluar nga një grup policësh vendas, duke shkaktuar dhe vdekjen e kapitenit Feti Vogli dhe plagosjen e nentetarit Aleksander Peci

XS
SM
MD
LG