Lidhje

Kryeministri britanik ofron ndihmën e ushtrisë për të përballuar motin e keq


Kryeministri britanik ofron ndihmën e ushtrisë për të përballuar motin e keq
Kryeministri britanik ofron ndihmën e ushtrisë për të përballuar motin e keq

Kryeministri britanik David Cameron ka ofruar trupa për të ndihmuar në pastrimin e akullit dhe borës në aeroportet e vendit, të bllokuara prej ditësh nga vonesat në fluturime dhe nga mijëra pasagjerë të irrituar, që përpiqen të kthehen në shtëpi për festa.

Zoti Cameron tha sot se bora e madhe dhe akulli, të papara në Britani prej dekadash, e kanë bërë të paevitueshme ngadalësimin në aeroportin Heathrow. Ky aeroport është më i ngarkuari në Evropë dhe sot në mëngjes ai operpi vetëm me një të tretën e fluturimeve normale. Zoti Cameron tha se pista e dytë e aeroportit do të rihapej sonte.

Vonesa të mëdha pati sot edhe në aeroporte të tjera të rëndësishme në Evropën Veriore dhe e ka detyruar shërbimin e trenave të shpejtë Eurostar t’u kërkojë pasagjerëve të shqyrtojnë mundësinë e anulimit, apo shtyrjes së udhëtimeve.

Në një deklaratë të Eurostarit ofrohej pagimi i biletave të udhëtimit dhe shkëmbimi i biletave pa pagesa shtesë. Ndërsa në Paris, zyrtarët e aeroportit po përpiqen të lehtësojnë gjendjen e krijuar nga anulimi i fluturimeve.

Agjencia franceze e lajmeve tha se 3 mijë njerëz fjetën të dielën në terminalet e aeroportit Charles de Gaulle. Metereologët parashikojnë që gjatë gjithë javës të vazhdojë moti i keq, ndërsa Evropa po përjeton motin më të ftohtë dhe me borë në disa dekada.

XS
SM
MD
LG